Arbri: Firmosa në një klub të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2015 | 12:08

Arbri: Firmosa në një klub të madh

arbriTashmë është zyrtare, Polizoi Arbri do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Pas largimit nga Flamurtari, mbrojtësi beratas ka hedhur zyrtarisht firmën për një vit me këtë skuadër, duke nisur tashmë një tjetër aventurë në kampionatin shqiptar. Drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë dje prezantimin e lojtarit, i cili është i shtati afrim në këtë merkato, ku të pranishëm si zakonisht kanë qenë administratori Neritan Kalamishi e po ashtu edhe trajneri Luan Zmijani.

Mbrojtësi Pas prezantimit si lojtari më i ri i Vllaznisë, mbrojtësi beratas Polizoi Arbri është shprehur i kënaqur për zgjedhjen e bërë këtë sezon. Ai ka premtuar më të mirën për këtë skuadër, ndërsa thekson se pas largimit nga ekipi legjendar i Flamurtarit, po nënshkruan me një tjetër ekip të madh. “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Vllaznisë sezonin e ri. Unë e njoh këtë skuadër dhe natyrisht që erdha më së shumti prej emrit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"