Arbitri italian u kushtoi Ligën e Kampioneve, klubi i njohur mund të kërkojë dëmshpërblim nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2020 | 20:22

Arbitri italian u kushtoi Ligën e Kampioneve, klubi i njohur mund të kërkojë dëmshpërblim nga UEFA

UEFA pranon se arbitri italian Xhanluka Roki ka gabuar në gjykim në sfidën e fazës së grupeve Çelsi-Ajaks 4-4, e cila u kushtoi holandezëve ndëshkimin me karton të kuq të futbollistëve Dejli Blind dhe Xhoel Viltman si dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve.

0_GettyImages-1180299179

Sipas mediave holandeze, për shkak të eliminimit nga ky kompeticion, Ajaksi mund të dërgojë kërkesë në UEFA për t’u dëmshpërblyer me 12 milionë €, por drejtori sportiv i Ajaksit Edvin Van der Sar deklaroi se Ajaksi nuk ka ndërmend të bëjë një veprim të tillë.

“Ngritja e kërkesave ligjore kundër UEFA-as është diçka e padobishme dhe e pashpresë”, u shpreh ish-portieri i Holandës, Mançester Junajtid dhe Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"