“Arbitri do më kërkojë falje për penalltinë”, Teqja: Gjici të tregojë fuqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 16:00

“Arbitri do më kërkojë falje për penalltinë”, Teqja: Gjici të tregojë fuqinë

Olsi Teqja, mbrojtësi i Kukësit, pas ndeshjes me Laçin, ka folur për “Supesport”, duke thënë se nuk ishte penallti dhe humbja erdhi nga një episod. Ai ka qenë i kujdesshëm me deklaratat e tij për arbitrat.

bandicam 2019-11-10 15-56-44-643

Neutralizuat Nuabueze? “Ne e dinim që ishte ndeshje delikate, pasi Laçi është shumë i vështirë. I kishim marrë masat dhe Nuabueze na mobilizoi. Në karrierën tonë kishte dhe sulmuesa më të fortë se ai. Te penalltia unë do tregohem i sinqertë dhe them se nuk kishte prekje të topit me dorë”.

Arbitri pas porte dhe penalltia? “Jam i mërzitur dhe e mbajta veten. Unë jam i sigurt që nuk e preka. Hamiti tha që do më kërkosh falje, ndërsa unë i thashë: ‘Do më kërkosh ti’. Por, penalltinë e dha arbitri pas porte”.

Humbja? “Nuk është hera e parë, pasi jemi ndëshkuar me penallti dhe në Durrës. Një penallti Rrocës nuk iu dha në ndeshjen e parë, një në Ballsh nuk ishte dhe po bëhen shumë raste. Ishim konstant dhe të mirëvendosur në fushë. Jemi të mëzitur pasi ishim të bindur, për barazim”.

Gjici dhe arbitrat? “Unë jam i kujdesshëm me deklaratat e mia, pasi jam dënuar pas një deklarate që kam bërë. Nuk mund të flas për arbitrat. Presidenti i ekipit tonë është i fuqishëm dhe duhet ta tregojë fuqinë e vet për ne. Nëse katër episodet do ishin të drejta do kishim katër pikë më shumë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"