Apolonia nuk bind, kapiteni i fierakëve tregon problemet: Ngërç psikologjik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 16:52

Apolonia nuk bind, kapiteni i fierakëve tregon problemet: Ngërç psikologjik

Ndërprerja e kam pionatit për sh kak të ndeshjeve të kombëtares u ka shkuar për shtat edhe skuadrave të Kategorisë së Parë. Kanë kaluar 5 javë, por, me përjashtim të Vllaznisë, që bën diferencën në grupin A, asnjë ekip tjetër nga të dyja grupet nuk është shfaqur në nivelet e pretenduara në fillim të sezonit. Dhe këtu bën pjesë edhe Apolonia e Fierit, një skuadër që po zhvillon lojë dhe po i dominon kundërshtarët gjithnjë e më shumë javë pas jave, por nuk di të marrë rezultatin në proporcion me nivelin e lojës që zhvillon në fushë.

Ai volum loje në 5 javë kampionat dhe vetëm 4 gola të shënuar në portat kundërshtare, dëshmon për pafuqinë finalizuese të kësaj skuadre. Miho dhe lojtarët e tij kanë kohën e duhur që të ndryshojnë qysh në ndeshjen kundër Pogradecit, fundjavës tjetër në “Gjorgji Kyçyku”.

Apolonia

HYSENSHAHAJ – Analiza, gjykimi dhe apeli për vazhdimësinë, këtë herë vjen nga kapiteni i Apolonisë, Taulant Hysenshahaj. Mesfushori shprehet se loja e mirë ka rëndësi për funksionimin e skuadrës, por mungesa e rezultateve është problem esencial, pasi komprometon objektivat.

“Janë vetëm 5 javë nga një kampionat i gjatë, – thotë Hysenshahaj, – por, gjithsesi, ‘konturet’ e skuadrave janë përvijuar. Në grupin tonë ka një luftë të bukur dhe të ashpër sportive dhe nuk ka shfaqur asnjë ekip diferencë të dukshme. Është një rivalitet i tmerrshëm, që premton për vazhdimësi të një gare të bukur e po aq luftë sportive, që shpresoj të jetë e ndershme. Kemi luajtur mirë në çdo takim, ndonëse nuk kemi marrë atë që duhet ndaj çdo skuadre dhe shkakun e mungesës së rezultateve mendoj se duhet ta kërkojmë te vetja. Luajmë më mirë se kundërshtari, krijojmë volum dhe raste, por nuk marrim dot rezultat në jo pak ndeshje, sidomos në fushën tonë dhe ndaj ekipeve ‘me peshë’ në kompeticion. Mendoj se e kemi psikologjike këtë ngërç, prej të cilit duhet të çlirohemi në mënyrë emergjente, nëse duam të jemi sinkron me objektivat tona”, tha Hysenshahaj.

Më tej, kapiteni i Apolonisë flet për ndeshjen e radhës, që e mendon shumë të vështirë, njëherësh duke e vlerësuar në maksimum Pogradecin. “Gara vazhdon, me impenjim dhe përkushtim maksimal. Kemi lënë pas barazimin me Lushnjën dhe po përgatitemi fort për një nga transfertat më të vështira, Pogradecin. E kemi eliminuar në kupë këtë vit, por ata na rrezikuan mjaft edhe në fushën tonë ndeshjen e dytë, me një formacion krejt të ri. Është skuadër e vështirë, kanë fituar pastër me Egnatian kryesuese, madje me 9 lojtarë dhe kanë ‘dërrmuar’ Turbinën në Cërrik dhe dy fitore radhazi u japin besim dhe motiv për vazhdimësi. Nuk do të jetë një ndeshje si në kupë dhe do të kemi shkallë vështirësie shumë të lartë”.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"