Apolonia gjen “fajtorët”, fierakët presin kthesën e madhe në transfertën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 13:32

Apolonia gjen “fajtorët”, fierakët presin kthesën e madhe në transfertën e sotme

Grupi B i Kategor isë së Parë mbetet ende i pakristalizuar, teksa për çdo javë ka rokadë kryesuesish, “ashensor” në fillim e mes tabele, me përjashtim të Turbinës dhe Elbasanit, që qëndrojnë “stoike” në dy vendet e fundit të renditjes. Është grupi ku së paku në këto javë ka deklamuar konkurrencë, rivalitet, garë të hapur dhe rezultate të papritura, tregues që mes skuadrave pjesëmarrëse nuk ka shumë diferencë – e konfirmuar kjo gjë në statistikat e 7 javëve të para. Një ndër çiftet kundërshtare të këtij grupi kësaj të shtune është edhe Orikumi-Apolonia.

apolonia

NAKO Në momentet kur një ekip prodhon lojë, por tejvuan për rezultate, skuadra ka nevojë për frymë besimi, e cila vjen sidomos prej futbollistëve të përvojës. Janë ata që, falë eksperiencës, dinë ta marrin “për dore” skuadrën, të ruajnë qetësinë dhe të udhëheqin të rinjtë për të përballuar trysninë presuese të ndeshjeve sidomos në transfertë, por edhe në moment disavantazhi. Dhe Apolonia ka jo pak lojtarë syresh, që e ngasin ekipin drejt suksesit, lojtarë të cilët janë gati të bëjnë mbi mundësitë e tyre që nga kjo javë ndaj Orikumit. I tillë është edhe qendërmbrojtësi Rudin Nako. “Lojtarët e rinj kanë më tepër nevojë për t’u përballur me emocionet, brenda dhe jashtë fushe, – thotë Nako, – sepse kështu çlirohen, ky është ‘sekreti’, qetësia, dhe paskëtaj vjen edhe produkti i lojës dhe vlerave reale që ata kanë. Kontraktimi nuk të lë të shfaqesh, kam qenë dikur edhe unë lojtar i ri.

apo

Sot ne kemi të rinj të talentuar dhe kjo periudhë për ta unë besoj se është tranzit provizor dhe do kalojë shumë shpejt”. Pastaj, qendërmbrojtësi Nako jep një opinion për ndeshjen kundër Orikumit, ku spikat vlerësimi që i bën kundërshtarit. “Luajmë një ndeshje transferte shumë të vështirë, sepse Orikumi ka krijuar grup, rezultat dhe ecuri, çka dëshmohet nga pikët dhe renditja që ata kanë. I kemi vlerësuar në maksimum dhe është një nga kundërshtarët që meriton më shumë respekt se kushdo. Ne, në presion? Aspak, nga asnjë faktor! Apolonia luan mirë, por ka pasur edhe fatin kundër. Gjithsesi, ne dimë të reagojmë, sepse jemi skuadër me karakter dhe do shkojmë për fitore”, tha Nako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"