APOEL-i nuk i besoi, Qazim Laçi ndryshon ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2017 | 15:50

APOEL-i nuk i besoi, Qazim Laçi ndryshon ekip

Qazim Laçi mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit. Mesfushori i kombëtares Shpresa pëlqehet nga Levadiakosi në kampionatin grek. Pas një gjysmësezoni shumë të dështuar në aspektin personal, sepse nuk arriti të luante fare me Apoel Nikosian në Qipro, ai mund të transferohet sërish në Greqi.

qazim laci

Futbollisti i talentuar 20-vjeçar është në pronësi të Olimpiakosit, por te këta të fundit e ka të pamundur të aktivizohet për shkak të konkurrencës së madhe. Levadiakos është në pozita shumë të vështira në kampionat dhe kërkon përforcime për të përmirësuar situatën dhe ecurinë për të shmangur rënien një kategori më poshtë. Për këtë fakt, drejtuesit kërkojnë me ngulm Qazim Laçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"