Ankth për yllin e Lacios, dërgohet me urgjencë në spital. Ja çfarë i ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 22:56

Ankth për yllin e Lacios, dërgohet me urgjencë në spital. Ja çfarë i ndodhi

Ylli i Lacios, Luis Alberto, i ka mbajtur në ankth të gjithë te klubi i kaltër, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Luis-Alberto-Ciro-Immobile-Stefan-Radu-Jony-Source-Official-S.S.-Lazio

Mesfushori ka shfaqur probleme me apendicitin dhe është dashur të dërgohet menjëherë në spital, ku i është nënshtruar operacionit, i cili për fatin e mirë ka dalë me sukses.

Në orët e ardhshme pritet që futbollisti të largohet nga spitali, për të shkuar në shtëpi, ku do të vazhdojë rikuperimin.

Për shkak të problemit të shfaqur, është e sigurt mungesa e tij në dy ndeshjet e radhës për Lacion, ndaj Parmës dhe Sasuolos në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"