Ankesë në FSHF, klubi i Kategorisë së Dytë kërkon fitoren në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 15:45

Ankesë në FSHF, klubi i Kategorisë së Dytë kërkon fitoren në tavolinë

Tërbuni kërkon fitoren në tavolinë. Edhe pse u mund me shifrat 3-1 nga Bulqiza ditën e hënë, klubi është ankuar pranë FSHF-së.

Bulqiza-Terbuni

Pukjanët pretendojnë se skuadra pritëse ka aktivizuar lojtarë në mënyrë të parregullt, që nuk ekzistonin as në protokoll.

Këtë gjë e konfirmojnë për gazetën edhe vetë drejtuesit, që sqarojnë se bëhet fjalë për 6 futbollistë. “Presim pikët në tavolinë, pasi Bulqiza ka shkelur rregulloren. Kemi besim se Komisioni i Disiplinës do ta shqyrtojë këtë rast në mënyrë të drejtë”, thotë klubi.

GANI PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"