Ançeloti në Olimpin e trajnerëve të Realit të Madridit, Italiani fiton trofeun e 12-të në krye të “Los blancos”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 16:30

Ançeloti në Olimpin e trajnerëve të Realit të Madridit, Italiani fiton trofeun e 12-të në krye të “Los blancos”

Një gazetar i gazetës “Marca” (Hezus Sançez) në specialen kushtuar triumfit të Realit në La Liga shkruan: “Unë gjithashtu nuk e kuptoj pse duhet kaq shumë kohë për të bërë zëvendësime në një ndeshje, pse ai (Ançeloti) vendos të aktivizojë një lojtar dhe jo një tjetër në formacione ose thotë këtë dhe jo diçka tjetër.

anceloti

Por unë jam gazetar dhe ai është trajner futbolli. Ai është trajneri i Realit të Madridit, karrigia elektrike e stolave, as më shumë e as më pak. Pyes veten se si jemi kaq të guximshëm ne gazetarët sportivë: të japim mendimin tonë pa pasur informacionin që ai trajton, duke i kushtuar vëmendje vetëm asaj që shohim në ndeshje, jo përditshmërisë apo ambienteve të dhomave të zhveshjes. Ose situatat emocionale dhe fizike të lojtarëve. Kjo do të vlente për çdo trajner, por kur bëhet fjalë për dikë si Ançeloti, i cili e ka kaluar gjithë jetën në fushë, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner, njeriu ndihet i vogël që mund të vë në dyshim një profesionist të tillë, edhe pse është puna jonë”.

Dhe Ançeloti di të fitojë, të fitojë dhe vetëm të fitojë. Kjo Ligë e Real të Madridit është, mbi të gjitha, Liga e Karlo Ançelotit. Titulli ka një kuptim shumë të veçantë për italianin, i cili tashmë bëhet trajneri i dytë në historinë e klubit me më shumë tituj, 12, vetëm dy pas legjendës Migel Munjoz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"