Ançeloti: Kasijas titullar vetëm në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2013 | 19:13

Ançeloti: Kasijas titullar vetëm në Champions

KasijasNë Madrid të gjithë presin me padurim triumfin në Ligën e Kampioneve. Triumf ky që do të ishte i dhjeti në historinë klubit legjendar iberik. Ky turne duket se do të jetë një shpëtim për Karlo Ançelotin, që me sa duket do t’ia besojë portën Iker Kasijasit. Siç dihet fare mirë, numri një i Spanjës e ka humbur vendin e titullarit te Reali pasi tani luan Lopez. Por Ançeloti duket se ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë problem. Kasijas, prej vitesh kapiten i Realit, do të jetë “gardiani” i takimeve që do të luajë kjo skuadër në Ligën e Kampioneve. Problemet për Kasijasin nisën një vit më parë, kur pas atij dëmtimi që pësoi, Reali bleu një zëvendësues të fortë si Diego Lopez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"