Analiza taktike/ Interi dominon në pasime, sfidën e fiton… Barela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 17:25

Analiza taktike/ Interi dominon në pasime, sfidën e fiton… Barela

Interi, pas tri transfertash radhazi, është rikthyer në “San Siro” për të pritur Veronën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit. 

BARELLA

Në modulin 3-5-2 të Antonio Kontes janë përfshirë nga minuta e parë Lazaro dhe Bastoni. Mungoi Galjardini dhe me Sensin jashtë loje vendin përkrah Brozoviçit dhe Barelës e mori Vesino. Pa Azamoahn, korsia e majtë iu besua Biragit. Ndërsa në sulmin e privuar edhe nga Politano, u rreshtuan Lautaro dhe Lukaku.

PJESA E PARË – Krahasimi mes dy moduleve favorizon krijimin e shumë dueleve, në të gjitha zonat e fushës, me zotërimin e topit në favor të Interit dhe kundërsulmet si armë të përdorur nga Verona. Zikaltrit hasin vështirësi në gjetjen e aksioneve të pastra për sulmuesit, të kontrolluar nga 3 qendërmbrojtësit me fanella verdheblu, shumë të ngjeshur në mbrojtje të zonës së rreptësisë. E projektuar në sulm, me lëvizjet vertikale të mesfushorëve në mbështetje të “pykave” dhe anësorëve e duke u gjetur e detyruar të forcojë veprimet në përpjekje për të thyer organizimin mbrojtës, skuadra vendëse i ekspozohet kundërsulmit.

Verona përgjigjet me ide të qarta dhe veprime të shpejta: si në rastin e penalltisë së fituar nga Zakanji dhe të shndërruar në gol nga Verre, për avantazhin e skuadrës së Juriçit në të 18-ën. Minutë dhe episode që hapin një tjetër fazë të ndeshjes, e karakterizuar nga reagimi i fortë i lojtarëve të Kontes.

Anësorët patën shumë pak metra fushë për të sulmuar dhe zgjidhja e vetme, përveç konkluzionit nga larg, lind me markimin në 20 metrat të Verresë ndaj De Vrajt, duke liruar Brozoviçin, i cili megjithatë ruhet nga pranë prej mbrojtjes verdheblu.

PJESA E DYTË – Në fushë komandon gjithmonë Interi, i rikthyer nga dhomat e zhveshjes me një qëndrim më vetëbesues. Ndërsa miqtë, në përpjekje për të avancuar linjat e lojtarëve, u lejojnë më shumë hapësira zikaltërve. Dhe, me Salsedon më qendror në zonën e De Vrajt, është Bastoni ai që afrohet, me topin në këmbë, në gjysmëfushën kundërshtare.

Është pikërisht numri 95 që ndërton aksionin e barazimit, me hapjen për Lazaron, i cili tregohet i zoti kur shërben Vesinon. Skenën, megjithatë, e merr Barela, me “perlën” nga jashtë zone. Interi siguron një tjetër fitore në fund të një ndeshje të dominuar nga të gjithë protagonistët. Tani e ka radhën pauza, e shumëpritur dhe e merituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"