ANALIZA/ Llogaritë për Kupën e Shqipërisë. Vllaznia “planprishëse”, ja shanset për aleanca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:45

ANALIZA/ Llogaritë për Kupën e Shqipërisë. Vllaznia “planprishëse”, ja shanset për aleanca

Kupa e Shqipërisë është trofeu i dytë më i rëndësishëm në vend, por shpeshherë edhe më “i përdoruri” ose “keqpërdoruri” nga klubet. Disa e kanë nënvlerësuar dhe në fund u ka kushtuar shumë, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar edhe si një mundësi kompromisi për të arritur te titulli, ose për të marrë pikë që kanë vlejtur për zonën e Europës apo mbijetesën. Po tani a ka shanse që klubet ta nënvlerësojnë atë? A mundet që ato të nisin nga llogaritë dhe të përfitojnë nga ky kompeticion për të bërë aleanca? Duket e vështirë, por gjithsesi jo e pamundur.
Shorti live logo
Jo vetëm sepse kemi të bëjmë me një sezon ndryshe, ku kualifikimi luhet me ndeshje teke, por edhe sepse shorti shoqëron çdo tur, çka e bën më të komplikuar situatën për ata që dikur ndoshta mprehnin lapsin e llogarive. Megjithatë, le të bëjmë disa llogari për të kuptuar, aq sa mundemi në këto momente natyrisht, nëse kanë shanse që të bëjnë kompromis me kupën 8 skuadrat që janë ende në lojë apo jo.

LAÇI-PARTIZANI
Luftojnë të dyja për titullin kampion, kanë edhe dy ndeshje direkte në kampionat dhe kanë shanse që edhe nëse nuk dalin të parët, ta mbyllin sezonin me një trofe si kupa. A mund të bëjnë llogari, duke qenë se edhe ndeshjen e radhës e kanë bashkë në kampionat? Do të duhej guxim i madh… Sepse për ta bërë këtë, njëri prej tyre duhet të heqë dorë nga titulli dhe të falë Kupën.
partizani laci
Nëse nuk do të kishin kaq pak diferencë në kampionat, kjo edhe mund të mendohej, por janë vetëm 1 pikë larg njëri-tjetrit. Së dyti, askush prej tyre nuk ka garanci se po fali Kupën në këmbim të 6 pikëve të mbetura në duelet direkte, do të arrijë triumfojë në kampionat.

Në krye të tabelës është Vllaznia… Jo vetëm kaq, por edhe ajo që mund të zgjedhë Kupën si prioritet, nuk ka garanci se do të shkojë larg pas këtij turi. Së pari do të ketë short, së dyti, do të vazhdojë të luhet me ndeshje teke dhe nuk ka askush garanci. Ka edhe një detaj të rëndësishëm që duhet përmendur dhe ky “detaj” quhet VLLAZNIA. Kjo vlen edhe për Partizanin me Laçin. Pse? Sepse nëse më parë rrethi i pretendentëve në Europë rrotullohej në 4 skuadra, këtë vit shkodranët kanë prishur të gjithë skemën e viteve të fundit. Madje jo vetëm kaq, por duke qenë se Tirana është eliminuar që në krye të herës nga Kupa, do të tentojë deri në fund të kapë vendin e tretë ose të katërtin, duke shpresuar që Kupën ta fitojë ndonjë nga tre vendet e para.

TEUTA-KUKËSI
Teuta-Kukesi5
Këtu situata duket akoma më e vështirë për një kompromis… Durrsakët janë fituesit e kupës në fuqi dhe synojnë titullin, por nuk kanë asnjë garanci se mund t’ia dalin në këtë konkurrencë të pamëshirshme për kreun. Nga ana tjetër, Kukësi me 7 pikë larg zonës UEFA dhe 12 pikë larg kreut të renditjes, Kupën duket se e ka të vetmin shpëtim të sezonit. Vështirë se me shpenzimet që kanë bërë durrsakët do të hiqnin dorë nga të dy trofetë. Por, nga ana tjetër edhe egoja e Gjicit dhe me investimet që ka bërë, nuk do të mjaftohej vetëm me një pjesëmarrje në Europë dhe të hiqte përfundimisht dorë nga një trofe i rëndësishëm.

VLLAZNIA-KORABI DHE DINAMO-KËNDERBEU
korabi vllaznia

Këtu praktikisht mundësitë për kompromis janë zero. Nuk është vetëm çështje ndershmërie, por mbi të gjitha çështje INTERESI. Rivalët luajnë në kategori të ndryshme dhe nuk bëjnë dot kalkulime të përbashkëta me njëri-tjetrin, sepse nuk kanë mundësi të shkëmbejnë pikët. Madje, një rol të rëndësishëm në këtë rast luan edhe shorti. Sepse nëse ndoshta do të dinin se po të kualifikohen dy klubet e Superiores, mundet që edhe të punonin për një kompromis.

Skenderbeu-Dinamo
Por, edhe në këtë rast nuk i lë shorti. Prandaj FSHF ka qenë shumë e vonuar me sistemin e shortit dhe më në fund u bë këtë sezon. Përfundimi: në rrethanat ku janë sot këto 4 çifte të Kupës duket e vështirë të gjesh mundësi kompromisi. Të paktën tani për tani, sepse ndeshjet do të luhen më 17 mars dhe deri atëherë situata në renditjen e kampionatit mund të ketë ndryshuar, dhe disa nga klubet mund të kenë këndvështrim tjetër për Kupën, madje nga ato lloj “këndvështrimesh” që çudisin një Shqipëri të tërë… Gjithsesi për të shkuar deri te çerekfinalet, skuadra si Laçi, Partizani, Teuta, Kukësi, Vllaznia dhe Skënderbeu do të luajnë për llogari të Superiores katër ndeshje.

ndeshjettt

KALENDARIII
KUPAAAA

renditjaaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"