Analiza e Starovës/ Bravo Panuçi! Roshi dhe Berisha bënë Sadikun superyll

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 18:57

Analiza e Starovës/ Bravo Panuçi! Roshi dhe Berisha bënë Sadikun superyll

SULEJMAN STAROVA Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë. Jo ndeshje pa të meta, por konkrete dhe me personalitet. Luajti futbollin që ne presim dhe mori një fitore të merituar. Natyrisht, rezultati është në plan të dytë në kësi rastesh, por kur ke mundësi të fitosh në transfertë, pse të mos…

SULEJMAN STAROVA

Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë. Jo ndeshje pa të meta, por konkrete dhe me personalitet. Luajti futbollin që ne presim dhe starovamori një fitore të merituar. Natyrisht, rezultati është në plan të dytë në kësi rastesh, por kur ke mundësi të fitosh në transfertë, pse të mos e bësh këtë. Mua m’u kujtua fitorja 4-1 e Kombëtares me Hafizin në vitin 1998.

Natyrisht, ajo kishte përmasa të tjera, sepse asokohe ishte Turqia e Hakan Shukurit me shokë, ndërsa te ne ishte fillimi i brezit të artë me Lalën, Skelën, Bogdanin etj… Gjithsesi, për t’iu rikthyer ndeshjes, mendoj se lojtarë në superformë si Berisha dhe Roshi jo vetëm diktuan fatet e ndeshjes, por bënë “super” edhe Sadikun që aty në zonë nuk të fal.

PJESA E PARË

Fillimi nuk ishte edhe aq pozitiv. U deshën ndërhyrjet vendimtare të Berishës që të mos pësonim gol dhe të mbanim lart moralin. Natyrisht, Turqia ishte një ekip që linte shumë për të dëshiruar, sepse është në fazë rindërtimi, por po ashtu edhe Shqipëria. Panuçi me të drejtë kishte bërë disa ndryshime dhe nuk zhgënjeu. Personalisht më pëlqen ai. Ka ide të qartë dhe një filozofi loje krejt ndryshe nga De Biazi.

kombetarja

Kjo ndodh sepse Panuçi njeh mentalitetin e kombëtares duke qenë se ka qenë ndihmës i Kapelos. Ndërsa De Biazi as që ia kishte haberin dhe, më pas, bënim atë lojë që bënim… Skuadra shfaqi personalitet, por vertikalizon shumë pak nga qendra drejt sulmuesit kryesor ose aspak. U deshën disa depërtime të Roshit në krah që të “shpikeshin” golat.

Sadiku

Efikasiteti i pasimeve nga qendra lë për të dëshiruar, sepse jo gjithnjë do të kemi përballë mbrojtje të dobëta që nuk lexojnë dot as pasimet nga krahët. Sa i përket pjesës tjetër, mendoj se ishte fantastike. Qarkullim topi, guxim për të sulmuar kundërshtarin dhe, mbi të gjitha, kompaktë- si.

PJESA E DYTË

Kartoni i Memushajt kushtëzoi lojën, por vendosja e mbrojtjes në minutat e para të pjesës së dytë ishte shqetësuese. Kurrsesi nuk mund të jemi në atë gjendje, kur e dimë se kundërshtari është në disavantazh dhe nuk ka asgjë për të humbur. Goli i pësuar që në fillim ishte për të ardhur keq. Më pas skuadra jonë vepron mirë dhe vendoset shkurt. Grezda tregoi se ka potencial, por mbi të gjitha ka kthjelltësi djaloshi. Sinjali i tij ishte i fortë dhe shpresëdhënës.

Sadiku

Pas golit të dytë të Turqisë pritej katenaço e pastër dhe kështu ndodhi. Por megjithatë edhe zëvendësimet ishin të goditura. Panuçi po zbaton filozofinë e tij dhe, duke pasur një grup lojtarësh me disa pika referimi si Berisha, Hysaj apo Roshi, mund të bëjë gjëra vërtet të mira.

Grezda

Mendoj se në kompleks ishte një ndeshje e mirë, madje në pjesën e parë e shkëlqyer që shërben shumë për të ardhmen. Ngelës është vetëm Memushaj. Nuk i falet një lojtari të Serisë A të veprojë ashtu kur e ka një të verdhë…






2 Komente Shfaq Komente Fshih komente
  • Ky e ndriti me Partizanin e coi ne Europe ahahahahah dhe tani jep mender mend per kombetaren

  • Memushaj ishte krejtesisht jashte binareve, kete ndeshje, persa u perket nderhyrjeve. Nje agresivitet i pashpjegueshem e i panevojshem. Arbitri e paralajmeroi qarte, shume heret, ne ndeshje, i fali edhe ndonje nderhyrje te pakujdesshme, e ai serish vijoi me lojen e tij te ashper. E pafalshme, per pervojen qe ka, mbi supe.

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com