Nuk ka qetësi në mbrojtje, po Muçën me kë e zëvendësuan…? Ja ku çaloi Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 19:37

Nuk ka qetësi në mbrojtje, po Muçën me kë e zëvendësuan…? Ja ku çaloi Tirana

MIREL JOSA

Mirel Josa

Ishte një ndeshje siç e pris ja. Duhet të kemi parasy sh që duhet t’i vëmë skuadrat në “peshore” dhe të shohim kushtet e zhvillimit të ndeshjes. Të vlerësojmë si favoret dhe disavantazhet që kanë secila skuadër. Vetëm kështu nxjerrim konkluzione.

DISAVANTAZHET E TIRANËS

Fusha sintetike kërkon teknikë të lartë dhe Tirana nuk e ka këtë cilësi në të gjitha repartet. Lojtarët teknikë të saj, Torasa e Kale, u markuan ashpër dhe me zgjuarsi nga rivalët. Kjo ishte vështirësia e parë. E dyta, por ndoshta më e madhe, ishte diferenca fizike. Qartazi ekipet kishin dallime në aspektin fizik dhe kjo vjen për disa arsye. Së pari, sepse Jang Bojs e ka tipar të sajin lojën fizike dhe, së dyti, sepse Tirana nuk luan asnjë ndeshje zyrtare prej asaj me Crvena Zvezdën. Ndërsa, nga ana tjetër, zviceranët kanë edhe 3 javë që luajnë në kampionat.

E megjithatë, ekipi ynë mund ta kishte menaxhuar më mirë, ndoshta do të humbte gjithsesi, por të paktën duhet të ishte “futur” njëherë në lojë. Nuk e bëri dot pothuajse asnjëherë, sepse zviceranët luanin thjesht dhe qetë, por shfrytëzuan shumë edhe goditjet standarde. Tirana nuk i pësoi golat nga goditjet standarde, por u fut nën presion prej tyre derisa në fund u bë një gur i rrumbullakët që mori dishezën dhe priste nga momenti në moment ta pësonte…

PËRGATITJE JO E MIRË…

Tirana ishte serioze në fushë, ndonëse e limituar në veprimet e saj, por ama derisa mbërriti te kjo ndeshje mund të ishte përgatitur pak më mirë. Më duket e çuditshme që Kobina, një titullar i padiskutueshëm, udhëton drejt Afrikës dhe mungon për më shumë se dy javë me ekipin. Pastaj hyn në fushë dhe është thjesht hija e vetvetes. Jo vetëm kaq, por Tirana edhe në stol ka probleme. Lojtari me më tepër eksperiencë aty ishte Grent Halili. Pjesa tjetër ka pak ose aspak minuta të luajtura me Tiranën. E sikur të mos mjaftonte kjo, Tirana edhe në ndeshjet miqësore ka përdorur rotacionin masiv. Lojtarët jo vetëm që luanin ndeshje testuese, por aktivizoheshin vetëm nga 45 ose 60 minuta. Kjo nuk të ndihmon kur ke një ndeshje vendimtare para dhe me një rival dukshëm më të fortë.

Tirana6

ASPEKTI TAKTIK

E kam thënë edhe më parë që blerjet e Tiranës janë disi të çuditshme. E vlerësoj shumë Bekajn, sepse atë e kam pasur portier te Prishtina dhe ka cilësi të shkëlqyera, por edhe ai do kohën e vet. Ndërsa dy mbrojtësit, me gjithë respektin, por nuk e bëjnë dot diferencën për asnjë moment. Pra, për të qenë më të qartë, Tirana nga krahët lë shumë për të dëshiruar, jo vetëm sepse Kale dhe Kobina nuk janë në formë, por edhe sepse ndihmohen pak nga mbrojtja. Ismajlgeci ka potencial, por është i ri dhe shpeshherë gjendet vetëm, pasi Kale nuk flirton. E njëjta gjë edhe për krahun e djathtë, por Toshevski nuk shtyn thuajse asnjëherë përpara. Tirana i humbi menjëherë pikat e referimit, sepse Torasa, ai që për mua ishte ndër të paktit që bëri diçka, kthehej shumë mbrapa dhe humbiste mes hapësirës së Bathës e të Çelhakës. Rrjedhimisht, kur Tirana merrte topin, kishte vetëm Muçin para. Ai bëri sa mundi, por jo mjaftueshëm për t’i dhënë frymëmarrje skuadrës. Në pjesën e parë, e preku topin rrallë dhe në ato pak raste nuk mundi ta mbante qoftë edhe pak sekonda që të ndihmonte skuadrën të zhvendosej para.

PRESINGU ASFIKSUES

Jang Bojs është një ekip me shumë cilësi dhe në Zvicër nuk është rastësi që fiton titullin e shkon më pas disa herë në fazën e grupeve. Presingu i tyre pritej, por Tirana nuk e ka një qendërmbrojtës me cilësi të mira teknike dhe me eksperiencë që të japë pasime të sakta kur nis topi nga zona. Aksionet nisin që aty. Përveç kësaj, Torasa, duke u tërhequr shumë mbrapa, e linte Muçin vetëm, çka bëhej shumë më e lehtë për ta kontrolluar nga rivalët dhe për të shtuar forcat në fazën sulmuese. Pashë që Tirana në momente vështirësie nuk e menaxhonte mirë topin dhe të ruante qetësinë në pasime, duke nisur nga mbrojtja. Vetëm kur një skuadër arrin ta bëjë këtë, ekipi ka mundësi të rifitojë pozicionet dhe të bëhet i rrezikshëm, por kur e largon topin nga mbrojtja mes panikut dhe nxitimit, atëherë ia lë gjithnjë rastësisë aksionin sulmues. E në të tilla nivele kjo nuk mjafton…

muca

BLERJET DHE MUÇA

Tirana duhet t’i kishte lexuar më mirë dy ndeshjet me Teutën, pra në finalen e Kupës dhe në Superkupë. Ishin ndeshje të forta dhe tregojnë se për çfarë ke nevojë. Nuk e di se si i kanë lexuar ata që janë aty brenda, por disa gjëra ndoshta duhet të ishin bërë më mirë. E kuptoj që edhe klubet e tjera në Shqipëri nuk është se kanë bërë hapa para, madje kanë bërë hapa mbrapa, por kjo nuk do të thotë që Tirana të mos përmirësohet qoftë edhe me 10% nga skuadra që ishte kur fitoi titullin. Më bën përshtypje gjithashtu edhe largimi i Gent Muçës. Ai ishte një lojtar që iu përgjigj mirë kauzës kur Tirana nisi revanshin e titullit sezonin e kaluar, ndërkohë që tani bëj pyetjen: Me kë e zëvendësuan këtë lojtar?

JANG BOJS NJË SHEMBULL

Ekipet shqiptare duhet të marrin gjithnjë shembuj pozitivë për të ardhmen. Jang Bojs është një i tillë. Jo vetëm sepse prej vitesh e ndryshon ekipin me pikatore dhe vetëm forcohet, por edhe sepse arrin të përkushtohet maksimalisht në misionin që ka: Të fitojë tituj në kampionatin e vet dhe të përparojë sa më shumë në Europë. Ne, për fat të keq, i bëjmë skuadrat shpesh ose për kampionat, ose për Europë dhe mendojmë vetëm për momentin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"