Alegri: Fituam, por e dimë që do e kemi të vështirë. Ronaldo dallohej që ishte një lojtar ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 22:16

Alegri: Fituam, por e dimë që do e kemi të vështirë. Ronaldo dallohej që ishte një lojtar ndryshe

Sigurisht që nuk e kishte imagjinuar të vuante kaq shumë, por në fund, Masimiliano Alegri është i lumtur që mori 3 pikë, me fitoren 2-3 ndaj Kievos. Ai pati edhe një koment për ndeshjen e parë të Ronaldos në Seria A.

alegri

“Jam shumë i lumtur. Këto janë fitoret që na nevojiten dhe që na bëjnë të kuptojmë sa i vështirë do të jetë ky vit. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim, por pastaj e ulëm përqendrimin tonë. Ndeshjet më pas bëhen të komplikuara. Kanselo? Ai bëri një gjysmë të mirë të parë, pastaj pas dënimit e uli kokën dhe ndihej fajtor. Këto janë gjëra që mund të ndodhin dhe kur ndodh ju duhet të shihni reagimet e duhura. Unë ende dua të përgëzoj Kievon për mënyrën se si e ka interpretuar garën. Futbolli italian nuk do të jetë më i miri në botë, por sigurisht që është më e vështira.

Ronaldo? Më vjen keq që ai nuk shënoi, por ai ka punuar vetëm për shtatë ditë me të gjithë dhe ai ka bërë mirë. Nga stoli, dalloje se ishte një lojtar ndryshe, mund të them se më ka befasuar.” – deklaroi Alegri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"