Alban Hoxha merr të kuq me Partizanin, Xhika pret 11-metërsh ndaj Kukësit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2016 | 17:02

Alban Hoxha merr të kuq me Partizanin, Xhika pret 11-metërsh ndaj Kukësit (VIDEO)

Kukësi dhe Partizani përballe pasditen e së hënës në ndeshjen e vlefshme për Javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë luajnë me 10 lojtarë ndaj Kukësit që nga minuta e 44′ e pjesës së parë.

Untitled-2Një ndërhyrje e gabuar e portierit Alban Hoxha ndaj kroatit Dvornekoviç në zonën e rreptësisë bëri që kapiteni të ndëshkohej me kartonin e kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.

Arbitri kryesorë akordoi një 11-metërsh për Kukësin, ndërsa trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli futi në fushë portierin e dytë, Dashamir Xhika.

Ky i fundit priti 11-metërshin sapo u fut në fushë, duke shmangur golin e disavantazhit për ekipin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"