Alaveshi reagon për çështjen “Çinari”: Nuk kemi asnjë parregullsi, drejtuesit e vjetër të Vllaznisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 16:27

Alaveshi reagon për çështjen “Çinari”: Nuk kemi asnjë parregullsi, drejtuesit e vjetër të Vllaznisë…

Vllaznia kërcënon me gjyq në FIFA, për parregullsitë në kalimin e Erald Çinarit tek Alaveshi në Spanjë, por nga pala spanjolle, ka ardhur reagimi, se gjithçka është kryer konform rregullave. Çinari ndërkohë, u prezantua edhe tek NK Istra në Kroaci, klub i cili ka të njëjtin pronar, atë të Alaveshit.

cinari2

Është gazeta spnjalloe, “Gasteiz Hoy”, që nga klubi i Alaveshit, ka marrë konfirmime se drejtuesit ndihen të çuditur nga akuzat e Vllaznisë, pasi ata shprehen se kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet në rregull, dhe paratë kanë shkuar në arkën e Vllaznisë.

Nga Spanja, shprehen se drejtuesit e mëparshëm kanë mashtruar me dokumentat e Çinarit, duke bërë që paratë të mos i shkojnë klubit, dhe tek Alaveshi presin që dhoma e zgjidhjes së konflikteve në FIFA t’u japë të drejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"