Alarmi i Grizmanit: Barça ka shumë probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 13:08

Alarmi i Grizmanit: Barça ka shumë probleme

Antuan Grizman thotë se Barcelona ka shumë probleme dhe duhet të përmirësojë për t’i rregulluar ato.

grizman

“Nuk kemi një shpjegim për këtë humbje. Duhet të shohim se çfarë bëmë dhe të punojmë. Nuk e di nëse ishte një problem futbolli, sjelljeje në fushë apo gjithçka. Na shënuan 3 gola për 10 minuta dhe kjo ndodh sepse ka disa probleme. Sigurisht që në futboll ndodhin të tilla gjëra dhe ne duhet të përmirësohemi shumë”, tha Grizman.

Ai foli për përshtatjen me Barcelonën dhe lojën në mbrojtje. “E shoh veten shumë mirë. Edhe tek Atletiko më duhej kohë për t’u përshtatur. Kritikat janë normale, por thjesht duhet të punoj. Mbrojtja? Simeone më ka mësuar shumë që të ndihmoj skuadrën”, përfundoi francezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"