Alarm te Kukësi, katër titullarë rrezikojnë sfidën ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 10:19

Alarm te Kukësi, katër titullarë rrezikojnë sfidën ndaj Laçit

Autori i shtatë golave në këtë sezon për Kukësin, Vasil Shkurtaj, gjatë nxehmjes përpara Partizanit pësoi një tërheqje muskulore.

kukesii

Jo vetëm kaq, por për trajnerin Duro do të mungojnë edhe Musolli prej kartonëve, si dhe Abazaj e Limaj për shkak dëmtimi. Situatë alarmi nëse stafi mjekësor nuk do të japë “dritën jeshile” për një mes sulmuesit dhe Limajt.

EKZAMINIMI

Shtatlarti vlonjat ka bërë vizitat përkatëse gjatë ditës së djeshme, e nga përfundimet e mjekëve ka rezultuar se ai ka pasur sforcim, pra tërheqje të shkallëve të para. Në gjuhën mjekësore sipas mjekëve, lojtarit i është forcuar “quadricepsi” dhe do i duhen rreth një javë terapi intensive për t’u rikuperuar.

kukesi

Shkurtaj është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë. Më pas, në mënyrë graduale do të hyjë në stërvitje me topin dhe pjesën tjetër të ekipit. Kështu lojtari kryesor i verilindorëve humbi sfidën kundër Flamurtarit, e me shumë gjasa do të mungojë dhe ndaj Laçit. Nuk është mungesë e konfirmuar nga mjekët, por e sigurt është se sulmuesi nuk do të jetë gati për të startuar titullar. Daku është zëvendësuesi i tij, i cili shënoi ndaj Flamurtarit e tregoi një formë mjaft të mirë.

MESFUSHA

Nëse për Shkurtaj ka dyshime nëse do t’ia dalë që të rikuperohet në kohë apo jo, e sigurt dhe e konfirmuar është mungesa e Besar Musollit. Mesfushori ka plotësuar numrin me katër kartonë dhe nuk do të jetë ndaj Laçit. Ndërkaq, hallet në mesfushë nuk mbarojnë këtu, pasi edhe Vesel Limaj u shtohet numrit të mungesave. Ai ka pësuar tërheqje të lehtë muskulore, e për këtë arsye humbi ndeshjen me Flamurtarin.

Kukesi

Si të mos mjaftonte, rrezikon të humbasë edhe takimin e radhës. Limaj mban një peshë specifike në mesfushë, i cili së bashku me kapitenin Musolli, krijojnë ekuilibrat në lojën e Kukësit. Gjithsesi për Limajn dhe Shkurtajn, do të lihet një dritare e hapur e mundësisë që stafi mjekësor të japë verdiktin pozitiv deri në ditën e ndeshjes. Mbetet për t’u parë nëse ata do bashkohen në stërvitje me ekipin gjatë ditës së sotme apo jo.

KRISTALI

Abazaj nuk luajti ndaj Flamurtarit për shkak të një dëmtimi. Por për çfarë bëhet fjalë? Dëmtim i sikletshëm… Kristali është vrarë në kërbishte pas përplasjes me betonin rrethues gjatë stërvitjes. Lajmin e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës, Emiljano Musta në “Rubrikën Sportive” në “RTSH”.

aBAZAJ

“Abazaj vrau fundshpinën, sepse gjatë një vrapimi në nxehmje doli pa dashje nga fusha dhe u përplas me betonin. Shpresojmë që të mos ketë dëmtim të rëndë”, deklaroi Musta. Akoma nuk kanë dalë përgjigjet, por drejtuesit dhe stafi i frikësohen një dëmtimi që detyron mungesë të konsiderueshme të Abazajt.

Skerdilaid Sulozeqi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"