Alarm dëmtimesh tek Barcelona, dy mbrojtësat mbyllin vitin. Ankth dhe për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 14:25

Alarm dëmtimesh tek Barcelona, dy mbrojtësat mbyllin vitin. Ankth dhe për sulmuesin

Lajme të këqija për Barcelonën, për dëmtimet e Zherar Pike, Serzhi Roberto dhe Osman Dembele. Barcelona në një komunikatë zyrtare ka bërë të ditur se Pike rrezikon të mbyllë sezonin pas thyerjes së ligamentin të brendshëm dhe të jashtëm në gjurin e djathtë.

barcelona 1

Më tej blaugranat bëjnë me dije se Serzhi Roberto ka pësuar një këputje në pjesën femor të kofshës së djathtë, i cili mbyll vitin kalendarik 2020.

Dëmtim ka patur dhe Osman Dembele ku luajti të gjithë sfidën, francezi pas një rënie ka dëmtuar krahun, dhe sipas testeve të kryera i është konfirmuar dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"