Akuzon Luftëtari: Mos prisni drejtësi sot. Do na sulmojnë që të mos shkojmë në UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 12:15

Akuzon Luftëtari: Mos prisni drejtësi sot. Do na sulmojnë që të mos shkojmë në UEFA

Klubi i Luftëtarit ka reaguar përsëri sot me një status në rrjetet sociale ku paralajmëron padrejtësi të tjera në dëm të tij. Pas dënimit të futbollistit Lamçja, një ditë para ndeshjes me Tiranën, klubi pretendon se sot do të këtë sulme ndaj gjirokastritëve për t’i penguar që të shkojnë në Europë.

luftetari

“Pas pabesisë së djeshme sot presim një tjetër dënim, ndoshta më shumë lojtarë 5 min para ndeshjes. Çfarë nuk bëhet kundër nesh prandaj mos prisni drejtësi sot, prisni LUFTË!!

GJITHË FRIKA U BË REALITET NGA KATEGORIA NUK NA RRËZOJNË DOT POR DO NA SULMOJNË ME ÇDO MËNYRË PËR TË MOS T’U FUTUR NË UEFA!!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"