Akuzohet për vrasjen e gruas, arrestohet dy herë kampioni i botës në çiklizëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2023 | 13:10

Akuzohet për vrasjen e gruas, arrestohet dy herë kampioni i botës në çiklizëm

Australiani Rohan Denis, dy herë kampion bote në çiklizëm në 2018-ën dhe 2019-ën, është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Shokohet bota e çiklizmit, Rohan Dennis arrestohet pasi akuzohet për vrasjen e gruas

Ai është vënë në pranga në Adelaide, ku edhe jetonte, teksa mediat australiane bën me dije se Denis ka përplasur qëllimisht bashkëshorten e tij me një makinë të familjes, pranë shtëpisë ku jetonin.

Melisa Hoskins, gjithashtu ish-çikliste, përfundoi në spital me plagë të rënda dhe nuk ia doli të mbijetojë.

Hetuesit mblodhën prova që shtojnë dyshimet se 33-vjeçari e ka vrarë qëllimisht ish-bashkëshorten, duke qenë se prej kohësh kishin mosmarrëveshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"