Akuzat e Perlat Mustës për titullin kampion të 1989-ës, çfarë ndodhi në atë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 18:56

Akuzat e Perlat Mustës për titullin kampion të 1989-ës, çfarë ndodhi në atë sezon

Sezoni 1988-1989 në elitën e futbollit shqiptar zhvillohej me 12 skuadra dhe me tri faza. Pas përballjeve diskete me vajtje-ardhje në dy fazat e para, sipas renditjes 6 skuadrat e para luanin me njëra-tjetrën për titullin kampion ndërsa gjashtë të dytat për mbijetesën.
download
Në fund të këtij sezoni, Tirana u shpall kampione me 48 pikë dhe pas tyre u rëndit Partizani me 3 më pak. Skënderbeu dhe Traktori i Lushnjës zbritën nga kategoria. Asokohe luhej me sistemin që një fitore vlerësohej me dy pikë.
Musta Perlat

Partizanit iu hoqën katër titullarë para fillimit të fazës së tretë, ku portieri Perlat Musta tregon se gjithçka ndodhi me porosi pas shpikjes së disa normave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"