Akuzat e Godellit, reagon presidenti i peshngritjes: Bëmë gjithçka mundet, vizat nuk i lëshojmë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 18:47

Akuzat e Godellit, reagon presidenti i peshngritjes: Bëmë gjithçka mundet, vizat nuk i lëshojmë ne

Daniel Godelli ishte pjesë e ekipit tonë kombëtar që do të përfaqësonte Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në SHBA, por me refuzimin e vizës ai tashmë është skualifikuar nga pjesëmarrja në këtë kompeticion. Menjëherë pas këtij refuzimi, nëpërmjet një postimi në faqen e tij “Facebook” ka reaguar ashpër me deklarime kundër qëndrimit të federatës dhe shtetit në çështjen e tij. Lidhur me çështjen “Godelli”, ne kontaktuam me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, për të sqaruar situatën e krijuar, sipas versionit të federatës.

gjoza qerimaj godelli

Numri një i federatës tha për “Panorama Sport” se federata ka bërë gjithçka ka mundur për t’i siguruar vizën peshëngritësit, por në fund kjo gjë nuk është bërë e mundur. “Ne si federatë kemi aplikuar dy herë për vizën e Godellit. I jemi drejtuar ambasadës me garancinë tonë morale dhe penale për kthimin e tij në atdhe.

Ndërkohë, i kemi kërkuar edhe Ministrisë për një vizë të tipit ‘A’ për qëndrim dhjetëditor. Por kuptohet që vizat nuk lëshohen nga ana jonë. Vlerësimi ynë për të pajisur me vizë sportistin tonë ka qenë maksimal, – është shprehur kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes,

Elez gjoza

Elez Gjoza. – Ne kemi deklaruar edhe herë të tjera, nëpërmjet gazetës suaj, se do të mbanim përgjegjësi për moskthimin e sportistit deri në përgjegjësi penale, madje i kemi dërguar edhe një ‘e-mail’ Ministrisë pranë sektorit të Sporteve, ku kemi kërkuar ndërhyrjen e kësaj ministrie pranë ambasadës, në mënyrë që sportistit tonë të mos i refuzohej viza”.

Elez Gjoza

Më herët, peshëngritësi Daniel Godelli kishte reaguar ashpër për refuzimin e vizës duke hedhur akuza në drejtim të federatës, se favorizonte sportistë që ishin anëtarë të partive të caktuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"