Akuza për kërcënime, reagon klubi i Korabit: Shpifje nga trajneri Kraja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 21:59

Akuza për kërcënime, reagon klubi i Korabit: Shpifje nga trajneri Kraja

Reagimi i klubit të Korabit ka qenë i menjëhershëm, pas akuzave të Vllaznisë B, se administratori i dibranëve, Fehmi Mëziu, ka kërcënuar lojtarët shkodranë. Klubi i Korabit pretendon nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që pretendon trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja. Më poshtë, reagimi i plotë.

korabi-kastrioti-470x353

Reagim:

Marim shkasë nga prononcimi i trainerit Kraja në rrjetet sociale ku shprehet se ai dhe lojtaret e tij janë “dhunuar” dhe “ofenduar”!

Në mënyrë të përsëritur ky person po përbalt emrin e Klubit që përfaqëson Dibranët me akuza të pabaza dhe shpifje.

Lojtarët e Vllaznisë B dhe traineri i tyre kanë treguar mungesë rrespekti ndaj tifozëve Dibranë dhe Klubit “Korabi” sot dhe në dy takimet e zhvilluara në fazën e parë dhe fazën e dytë në Peshkopi dhe Shkodër.
Në Peshkopi barazuan 1-1 dhe thyen stolat e pankinës ndërsa në Shkodër është dashur ndërhyrja e policisë dhe FNSH që të qetësohet situata pasi traineri është konfliktuar verbalisht në prani të delegatit dhe vëzhguesit të ndeshjes me stafin e Korabit.

Është e habitshme se pas çdo takimi në transfertë prononcimet e trainerit të Vllaznisë B janë të tilla për çdo ekip me të cilin është ndeshur.

Klubi i futbollit “Korabi” duke publikuar të ndeshjen e plotë do të vërtetojë që takimi është zhvilluar në kushte fair-play dhe tëpër korrekte në të gjitha aspektet,

Ndërhyrja në fushë është bërë pas ndërprerjes të ndeshjes nga kryesori i takimit i cili ndëshkoi me karton të kuq Laçon dhe një lojtar të Vllaznisë B.
Portieri Laço është ofenduar nga ky i fundit pasi gjendej i shtrirë përtokë dhe është dashur ndërhyrja e Zv. Trainerit të Vllaznisë B dhe stafit të Korabit për të shuar konfliktin e shkaktuar nga lojtarët miq.

Me ane te telefonave dhe prononcimeve perpiqen te justifikojne punen e tyre nderkohe qe hedhin poshte mundin dhe djersen e lojtarëve dhe stafit të Klubit tonë.
Nëpërmjet pamjeve filmike do të informojmë opinionin publik dhe do të provojmë se takimi për 93 minuta është shoqëruar vetëm me duartrokitje dhe lojë të bukur!

korabi reagim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"