“Ai klub nuk është marrë kurrë me bixhioz”, Mema: S’e kemi toleruar ndeshjen edhe kur na kanë ardhur me armë, ja çfarë do të bëja po të isha trajner i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 15:41

“Ai klub nuk është marrë kurrë me bixhioz”, Mema: S’e kemi toleruar ndeshjen edhe kur na kanë ardhur me armë, ja çfarë do të bëja po të isha trajner i Tiranës

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli për ndeshjen mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, e cila prodhoi mjaft polemika për sa i përket rezultatit dhe shthurjes së pakuptimtë të bardhebluve.

Mema

“Unë në fakt nuk e kam parë ndeshjen, kam  parë sekuencat më mbrapa. Në 2-3 momente nuk më kanë pëlqyer mënyra si po luanin lojtarët. Është herët për të hedhur hije dyshime. Ka organe kompetente, ne duhet të bëjmë shumë kujdes në trajtimin e rastit. Ai klub nuk është marrë kurrë me bixhioz. Kur nuk e kemi toleruar ndeshjen edhe kur na kanë ardhur me armë në dhomat e zhveshjes. Njerëzit do të duhet të mbajnë përgjegjësi në qoftë se do të ketë njerëz përgjegjës, në qoftë se ka trukime. Ne nuk e dimë fiks se çfarë ka ndodhur. Keq më ka ardhur për tifozët që dolën me deklaratë zyrtarë. Nuk duhet të nxitohemi.

Ky episod nuk e bën pis sezonin e Tiranës. Kanë luajtur futboll dhe kanë pranuar humbjet si ajo me Durrësin. Unë po të kisha qenë trajner, do të merrja gjysmën e ekipit të të rinjve ndaj Bylisit. Por ai klub i ka prioritet të dy ekipet. Ka dy ekipe në dispozicion Egbo. Tirana gjithmonë ka luftuar në të dy frontet gjithë kohës. Është shumë e rëndësishme të shikohen gjërat me kujdes dhe qetësi nga klubi dhe federata. Të ndëshkosh klubin më të madh në Shqipëri duhet edhe pak kujdes. Nuk është klub i rëndomtë pa histori. Në Shqipëri ka ndodhur, e dimë të gjithë, te Tirana mori formë tjetër”, u shpreh Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"