Ahmataj “i lë topin” Tiranës: Ekipi i Memës favorit për finalen, por bëjmë gjithçka për historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2019 | 17:51

Ahmataj “i lë topin” Tiranës: Ekipi i Memës favorit për finalen, por bëjmë gjithçka për historinë

Tirana dhe Luftëtari barazuan pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, në takimin e luajtur në Gjirokastër, por tek bluzinjtë ka shpresë për të kaluar në finale.

ahmataj

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme në kryeqytet, është trajneri Ahmataj që ul euforinë dhe shprehet se është ekipi i Memës favorit për në finale, kjo edhe prej disa mungesave.

NDESHJA E KTHIMIT – Rezultati do të vendoset në fushë, jo në deklarata. Këtë takim vijmë të cunguar, sepse shumë lojtarë kryesorë na mungojnë. Por, kam besim te ky brez i ri lojtarësh që po stërvis. I kam dhënë besim nga ana ime, dhe të shprehen sa më mirë në fushën e lojës.

FAVORITE – Mendoj se në këtë takim, favorite është Tirana, sepse është një skuadër që ka luajtur shumë ndeshje të këtij niveli. Ndërkohë, nga ana tjetër Luftëtari është për herë të parë në gjysmëfinale, por do të bëjmë maksimumin për të dalë në finale.

GRUPI – Kemi mungesa, por edhe lojtarë disi të lodhur. Kjo për shkak se ndeshjet luhet të mërkurë dhe të dielë, dhe futbollistët e rinj nuk janë mësuar me këtë regjim, ndryshe nga ata më me eksperiencë.

UARDEN – Erik Uarden nuk e gjeti veten te skuadra jonë. Ishte një futbollist cilësor, por gjendjen nuk e kishtë të mirë, atë që kërkon Superiorja, dhe me kalimin e kohës këto cilësi humben. Ai nuk u përshtat dhe pranoi të largohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"