Agostineli: Shenja pozitive, por nuk dimë të shënojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2016 | 9:29

Agostineli: Shenja pozitive, por nuk dimë të shënojmë

Trajneri Agostineli është pjesërisht i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij. Ai thotë se pa shenja të mira nga skuadra, por ndërkohë kritikon të tijtë se nuk arritën të finalizonin si duhet kur i patën rastet. Në një deklaratë pas ndeshjes për “Supersport”, italiani pohoi se skuadra e tij vuajti nga krahët.

VARESE.VARESE CALCIO 1910-CITTADELLA.NELLA FOTO:AGOSTINELLI

Si do ta gjykonit ndeshjen kundër Kukësit?

Mendoj se skuadra dha sinjale të mira dhe unë jam i kënaqur. Sigurisht, ka vend për përmirësim, por të mos harrojmë se jemi një skuadër ende në ndërtim. Për fat të keq, ky është futbolli dhe ndonjëherë nuk fiton ai që luan më mirë.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dakord, duhet të marrim parasysh se Skënderbeu, sidomos në pjesën e dytë, ishte ajo që dominoi. Gjithsesi jemi ende në fillim dhe objektivi ynë është që të fitojmë titullin.

Untitled-4

Çfarë nuk shkoi sonte?

Mendoj se skuadra vuajti disi mungesën e lojtarëve anësorë. Katër futbollistët që ishin sezonin e kaluar nuk janë më. Sot (dje) u përpoqëm që të bënim më të mirën, por nuk arritëm të shfrytëzonim si duhet rastet.

Cili është problemi kryesor i Skënderbeut sot?

Me atë që u pa, skuadra jonë vuajti mungesën e finalizimeve. Ne duhet të shënojmë kur na jepen rastet. Duhet të jemi më cinikë. Por në futboll, e përsëris, ndodh edhe kështu. Gjithsesi, kemi ende shumë kohë përpara dhe unë jam i bindur se do t’ia dalim mbanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"