Agolli: Kam dhënë maksimumin, nuk e di kë do të zgjedhë trajneri. Ja çfarë më bëri përshtypje te Binaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 21:14

Agolli: Kam dhënë maksimumin, nuk e di kë do të zgjedhë trajneri. Ja çfarë më bëri përshtypje te Binaku

Kapiteni Ansi Agolli ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Panuçi, ku foli për sfidën e nesërme ndaj Skocisë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Mbrojtësi tregoi se dëshira e tij, se e çdo lojtari është të luaj titullar, por gjithsesi e rëndësishme është që skuadra të marrë rezultat pozitiv. 35-vjeçari nuk nguroi të komplimentonte edhe debutimin e Binakut dhe Gavazajt me fanellën e Kombëtares.

bandicam 2018-09-09 21-05-08-482

Të vjen keq që del në konferencën për shtyp si kapiten, por nuk je në fushë?

Nuk më vjen keq që jam në konferencë. Çdo kapiten e ka për detyrë të vij këtu. Trajneri e tha mjaft saktë, nuk kam çfarë përsëris. Normale që çdo lojtare vjen në ekipi kombëtar për të luajtur. Zgjidhjet i bën trajner. Rëndësi ka që skuadra të ec përpara dhe nesër të marri rezultat pozitiv.

Ka luajtur kundër Sëlltikut me Karabakun, a ja ke transmetuar shokëve të skuadrës në lidhje me atmosferën?

Shokët e skuadrës e kanë parasysh çfarë atmosfere do jetë nesër në stadium. Do jetë mjaft e mirë për çdo futbollist që do të luajë nesër në stadium. Duhet ta shfrytëzojmë pozitivisht në lojë dhe të japim më të mirën.

Formacioni nuk bëhet i ditur, a do të jesh në fushë?

Kam bërë maksimumin tim. Besoj jam në një formë të mirë. Nuk e di, trajneri e tha që akoma nuk është zgjedhur formacioni, le të presim. Shpresoj të jem.

Çfarë mendimi ke për Binakun?

Mendoj që ka bërë paraqitje mjaft të mirë. Më bëri përshtypje adaptimi me grupin në një kohë mjaft të shkurtër. Kjo është diçka pozitive. Po kështu edhe Gavazaj, sepse edhe ai e kishte ndeshjen e parë. E kaluan ketë provë. Fjalët janë mjaft pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"