Agjenti i Mustafit me mision në Turqi, Arsenalit i prishen bilancet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 17:22

Agjenti i Mustafit me mision në Turqi, Arsenalit i prishen bilancet

Futbollisti i Arsenalit dhe Gjermanisë Shkodran Mustafi është pranë transferimit te Gallatasarai në Turqi.

auto_skysports-shkodran-mustafi_44091191535991473

Media e njohur e futbollit turk “Fotomac” shkruan se menaxheri i 27-vjeçarit do të fluturojë së shpejti drejt Stambollit për të materializuar kontratën e re të lojtarit me origjinë shqiptare. Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 rezulton jashtë planeve të trajnerit të ri të “Topçinjve” Mikel Arteta, i cili nuk i ka dhënë asnjë minutë në fushë qendërmbrojtësit.

Gabimet e shumta gjatë këtij sezoni bënë që Mustafi të humbiste vendin në formacionin titullar duke u aktivizuar në 10 takime (1 në kampionët dhe të tjerat në Europa Ligë dhe Carabao Cup).

2626370_w1

Nëse Mustafi shitet te klubi i njohur turk do të shkaktojë humbje në arkën e Arsenalit pasi vlera e tij në tregun e merkatos ka zbritur poshtë shifrës së transferimit 40 milionë €.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"