Absurdi me kampionatet e tjera në vend, mbeten peng prej bojkotit të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 10:09

Absurdi me kampionatet e tjera në vend, mbeten peng prej bojkotit të Superiores

Kategoria e Parë dhe e Dytë janë njohur me kalendarin, por i çuditshëm është fakti se shorti është hedhur pa datat përkatëse të çdo jave. Ende në FSHF nuk kanë publikuar axhendë se kur mund të nisin kampionatet e tjera, ku përfshihet edhe futbolli i moshave dhe femrave.

KATEGORIA E PARE DHE E DYTE

Duket absurde që të gjitha këto mbeten peng prej bojkotit të Kategorisë Superiore. Në institucionin e futbollit konfirmojnë se problematika në klubet e Kategorisë së Parë është edhe më e madhe se në elitë, me skuadra që kanë borxhe të shumta prej gjyqeve të humbura në FIFA dhe nuk bëjnë dot as federime (Flamurtari dhe Luftëtari). Megjithatë, duket sërish e pavend që për hir të vendimit të Ligës Profesioniste, nivelet e tjera të qëndrojnë pushim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"