Abazaj: Kemi bërë vetëm 8 ditë fazë përgatitore, ishim pa trajner dhe ishim në ajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 19:22

Abazaj: Kemi bërë vetëm 8 ditë fazë përgatitore, ishim pa trajner dhe ishim në ajër

Mesfushori i Luftëtarit, Kristal Abazaj, mendon se loja e gjirokastritëve do të vijë në përmirësim në ndeshjet e ardhshme. Në deklaratën e dhënë pas fitores ndaj Laçit për “Supersport”, ai tha se gjirokastritët kanë bërë vetëm 8 ditë fazë përgatitore pasi ekipi ishte pa trajner dhe ishte në ajër.

kristal abazaj

Pjesa e parë e dobët dhe ndryshimi në të dytën

“Në pjesën e parë nuk ishim gjëkundi edhe prej skemës sepse unë dhe Bregu ishim sulmues pykë. Po vuajmë mungesën e një sulmuesi pykë derisa të vijë dikush të na ndihmojë aty para. Kur kalova në pjesën e dytë aty ku di të luaj më mirë, gjithçka ndryshoi, bëmë disa kundërsulme të rrezikshme, bëmë dhe golin me kundërsulm. Pjesa e dyte ishte loje shumë e mjaftueshme dhe e mirë, ndërsa pjesa e parë për t’u harruar.”

Pasimi për Bregun te goli i anuluar

“Doja t’i shërbeja Bregut për më sigurt. U nisëm në një kohë dhe s’ma mori mendja që ishte në pozicion jashtë loje, përndryshe do gjuaja vetë.”

Përmirësimi i lojës në vazhdim

“Besoj se po. Siç e dini ne kemi ndryshuar trajnerin dhe disa lojtarë bazë të ekipit kanë ikur. Në vend të tyre kanë ardhur të tjerë lojtarë të mirë, por kemi edhe mungesën e Rrocës dhe Zguros që po e ndjejmë. Nga java në javë do konsolidohemi dhe do bëjmë mirë njësoj si vitin e kaluar.”

Forma e mirë fizike falë grumbullimit me kombëtaren U-21

“Është e vërtetë sepse Luftëtari i nisi shumë vonë përgatitjet. Thuajse vetëm 8 ditë fazë përgatitore kemi bërë. Ishim pa trajner dhe ishim në ajër. Unë më pas ika me ekipin kombëtar dhe e mora aty disi formën, por akoma jo 100%.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"