VIDEO/ Ançeloti rrezikon shumë, Napoli “ngec” ndaj Udinezes dhe harron shijen e fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 19:55

VIDEO/ Ançeloti rrezikon shumë, Napoli “ngec” ndaj Udinezes dhe harron shijen e fitores

Nuk ka fund kriza! Napoli ka harruar të fitojë, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Udinezes në transfertë.napolii

Ndeshja nisi me bardhezinjtë në sulm, të cilët kërkonin të surprizonin ekipin e Ançelotit që në minutat e para. Pas disa tentativave, ishte Lasanja që shënoi për Udinezen, teksa në minutën e 32’ shënoi një gol shumë të bukur, pas një pasimi fenomenal të marrë nga Fofana.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me Napolin përpara. Pas disa rasteve të të kaltërve, ishte Zielinski që shënoi golin e barazimit, teksa në minutën e 69’ me një gjuajtje nga jashtë zonës nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar.

Të dyja skuadrat provuan të ndryshonin rezultatin, por pa sukses. Napoli tashmë nuk njeh fitore prej 9 ndeshjes, duke u futur në një krizë të thellë rezultatesh. Pikërisht nga kjo mund ta pësojë trajneri Ançeloti, i cili tashmë rrezikon seriozisht shkarkimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"