VIDEO/ Shqipëria e Femrave “shkërmoqet” nga Skocia, ekipi i Grimës zhgënjen përsëri
Shqipëria e Femrave u mposht nga Skocia me rezultatin e thellë 0-5, në ndeshjen që u luajt në “Elbasan Arena”, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2021.
Një ndeshje që u dominua nga skocezet nga fillimi deri në fund. Për vajzat kuqezi kjo është humbja e katërt radhazi, në grupin F.
Pjesa e parë u mbyll me 0-2 për Skocinë, teksa me të njëjtën formë vazhduan edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tre herë.
Pas kësaj ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e fundit me zero pikë, ndërsa Skocia renditet në vendin e dytë me 6 pikë.
FT| SHQIPËRI – SKOCI 0-5
Emslie 15′ , Ros 24′ , Kuthbert 59′, Godfrei 64′
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Rexhepi, Gjini, Maliqi, Bajraktari, Hila, Morina, Franja, Rrahmani, Doçi, Krasniqi, Bajramaj.
Trajner: Armir Grima
Skocia: Aleksander, Evans, Godfrei, Korsi, Miçell, Krishton, Kutbert, Ueir, Hanson, Ros, Emslai.
Trajnere: Mishell Kerr
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"