700 milionë euro për t’i hapur rrugën polakut, Barcelona gjen zgjidhjen për transferimin e Levandovskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 17:25

700 milionë euro për t’i hapur rrugën polakut, Barcelona gjen zgjidhjen për transferimin e Levandovskit

Barcelona i është afruar një hap më shumë transferimit të Robert Levandovskit pas injektimit të 700 milionë eurove për të zbutur borxhin e klubit në javët e ardhshme.

BARCELONA

Vendimet e asamblesë së klubit për shitjen e 49.9% të aksioneve të kompanisë “Barca Licensing and Merchandising” u miratua në votimin e ditës së enjte. Kjo pritet të sjellë në arkat e klubit një shifër që varion nga 200-300 milionë euro.

Ndërkohë që bordi votoi edhe për shitjen e 25% të të drejtave televizive për maksimumi 25 vitet e ardhshme dhe kjo pritet t’i sigurojë klubit 500 milionë euro. Pas këtij vendimi presidenti Laporta tha se nga i vdekur sot klubi është në reanimacion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"