ZYRTARE/ Vllaznia godet në merkato, prezanton ish-lojtarin e Skënderbeut. Firmos për 5 sezone edhe me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:00

ZYRTARE/ Vllaznia godet në merkato, prezanton ish-lojtarin e Skënderbeut. Firmos për 5 sezone edhe me…

Ashtu siç pritej, Vllaznia ka prezantuar afrimin më të ri në skuadër. Eni Imami do të jetë pjesë e shkodranëve në sezonin e ri.

eni imami

Pas aventurës me Tiranën dhe Skënderbeun në sezonin e fundit, Imami tashmë do të mbajë veshur fanellën e Vllaznisë. Lojtari është prezantuar nga klubi shkodran, të cilët kanë njoftuar firmën edhe me një lojtar tjetër.

Vllaznia njofton rinovimin e kontratës për 5 vitet e ardhshme me portierin Kristi Qarri, i cili përveç ekipit të parë do të aktivizohet edhe me U-21.

kristi qarri

Sipas shkodranëve kjo marrëveshje afatgjatë është pjesë e strategjisë së klubit në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane.

 

vllaz

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"