VIDEO/ Pogradeci me synim Superioren, mposht Lushnjën në një ndeshje të luftuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 15:00

VIDEO/ Pogradeci me synim Superioren, mposht Lushnjën në një ndeshje të luftuar

 

Mbyllet ndeshja në “Gjorgji Kyçyku”, mes Pogradecit dhe Lushnjës. Liqenorët kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa kanë dalë fitimtarë nga kjo ndeshjen me rezultatin 2-1.bandicam 2020-02-16 13-06-21-884

Të 3 golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të sfidës, teksa ishte Liçkollari që shënoi një gol shumë të bukur që në minutën e 6’, me një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zonës. Në minutën e 15 Pogradeci fiton një penallti, të cilën e kthen në gol Jahaj.

Ishte Gjyla që shënoi për Lushnjën, me këta të fundit që shpresonin të gjenin të paktën edhe një gol tjetër, por pa sukses.

Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por Pogradeci në fund mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa tashmë janë në kuotën e 33 pikëve, 2 më shumë se Lushnja dhe një më shumë se Apolonia që është duke luajtur tani.

FT/ Pogradeci-Lushnja 2-1

Liçkollari 5′, Jahaj 15/ Gjyla 31′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"