U dëmtua në pjesën e parë, Korini tregon gjendjen e Ndojit: Do të na krijonte vështirësi në të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 13:25

U dëmtua në pjesën e parë, Korini tregon gjendjen e Ndojit: Do të na krijonte vështirësi në të ardhmen…

Bresha fitoi ditën e djeshme ndaj Leçes me rezultatin 3-0, duke regjistruar kështu fitoren e dytë radhazi në kampionat pas asaj ndaj Spalit në javën e kaluar.brescia-lecce-25

Titullar për ekipin e Korinit e nisi edhe mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj, i cili u largua nga fusha e lojës në minutën e 29’, për shkak të një dëmtimi. Pikërisht ky dëmtim solli një ankth tek të gjithë, pasi lojtari ka vetëm pak kohë që është rikuperuar nga një dëmtim tjetër që e mbajti larg fushave të lojës për një periudhë të gjatë.

Megjithatë për fat të mirë, nuk ka asgjë serioze për shqiptarin, teksa këtë e ka pranuar edhe trajneri i Breshas: “Ndoji kishte një problem në kavilje gjatë verës, dhe unë nuk doja të rrezikoja më shumë me atë. Një mungesë tjetër e gjatë e tij, do të na krijonte shumë vështirësi në të ardhmen, kjo ishte edhe arsyeja e zëvendësimit të tij.”, u shpreh Korini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"