Barcelona në kërkim të zëvendësuesit të Suarezit, katalanasit interesohen për yllin e Ajaksit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 16:39

Barcelona në kërkim të zëvendësuesit të Suarezit, katalanasit interesohen për yllin e Ajaksit

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, për të zëvendësuar Luis Suarez, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të qëndrojë larg fushëve të lojës për një kohë të gjatë.suarez

Katalanasit pëlqenin shumë sulmuesin e Valencias, Rodrigo, por një marrëveshje nuk mund të arrihet kjo për shkak të kërkesave të larta që ka klubi.

Në këtë situatë, drejtuesit e Barcelonës kanë hedhur sytë nga objektiva të tjerë. Sipas lajmeve të fundit, spanjollët ndjekin me kujdes sulmuesin e Ajaksit, Dusan Tadiç.dushan tadicc

Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e spanjolëve dhe janë të gatshëm të bëjmë një sforco financiare për ta marrë atë në “Camp Nou”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"