Shkumbini lëviz në merkato, merr tre brazilianë në provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2019 | 16:02

Shkumbini lëviz në merkato, merr tre brazilianë në provë

Klubi peqinas duket se është vënë më në fund në lëvizje për të afruar lojtarë, të cilët pritet të forcojnë ekipin. Por ata që do të vijnë duhet të testohen para se të bëhen pjesë e Shkumbinit.

shkumbini-1

Pranë skuadrës peqinase kanë ardhur tre futbollistë brazilianë, të cilët menjëherë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ballhysa. Luis, 26 vjeç, është lojtar me tipare sulmuese, kurse Jonathas, 21 vjeç dhe Thiago, 29 vjeç, janë mesfushorë krahu. Të tre do të testohen në ditët në vijim nga stafi teknik. Për të parë gjendjen e lojtarëve të ardhur nga Brazili nevojiten ndeshjet miqësore, që janë programuar tashmë nga drejtuesit e Shkumbinit.

Lajm i mirë për peqinasit është se dje kryebashkiaku i ri, Lorenc Tosku, ka marrë zyrtarisht detyrën dhe pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit për të parashtruar planin e skuadrës së sezonit të ri. Brenda pak ditësh pritet të vendoset për trajnerin e ri, ku alternativa kryesore është Sokol Branica. Së fundmi, skuadrës i është bashkuar edhe sulmuesi Erjon Mustafaji, i cili ka vendosur të mos e braktisë Shkumbinin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"