4 pikë e shkëputur nga vendi i dytë, shikoni kush shpallet kampione në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2020 | 15:51

4 pikë e shkëputur nga vendi i dytë, shikoni kush shpallet kampione në Kategorinë e Tretë

Labëria është shpallur kampione e Kategorisë së Tretë një javë para mbylljes së kampionatit. Në ndeshjen e sotme ndaj Kinostudios kjo skuadër do të kurorëzohet me trofeun e kampionit, që vlen 10 milionë lekë të vjetër. Edhe Bulqiza e ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Dytë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Valbonës luajti me të rinjtë.laberia pirust

Në ndeshjen Bulqiza–Valbona, derbin verior, u luajt një futboll i fortë dhe i bukur. Ekipi tropojan, që u drejtua nga Egzon Byberaj, pasi trajneri Mustaf Hysenaj u ndëshkua me të kuq një ndeshje më parë, shënoi dy herë me Tarën, por Kumanova shkurtoi shifrat 4 minuta para mbylljes së pjesës së parë. Tara kishte mundësi të shënonte edhe golin e tretë, por humbi një penallti.

Në pjesën e dytë Bulqiza barazoi 2-2 me Shabanin dhe vetëm në minutën e fundit Valbona mori 3 pikët me golin e shënuar nga pika e bardhë nga Besmir Shehi. Tropojanët marrin vendin e tretë, që të çon në “play off”-in me skuadrat e fundit të tabelës në Kategorinë e Dytë. Osumi–Labëria ishte një ndeshje pa histori, me vlonjatët që shënuan 5 gola në pjesën e parë, 3 me Ilir Çaushajn, 1 me Nebiun dhe 1 me Sinajn. Në fraksionin e dytë nuk do të mungonte kapiteni Gani Myderozi si shënues, ndërsa Zako vulosi rezultatin me golin e 7-të.

Për Osumin shënoi golin e nderit Kërdhicka. Me ndeshjen Kinostudio–Divjaka u mbyll java e parafundit e kampionatit. Kinostudioja mori fitoren e 6–të, duke e parakaluar Divjakën dhe është pretendente për vendin e tretë, pasi ndodhet 1 pikë larg Valbonës. Në minutën e 45-të pati panik për portierin Metin Hoxha, i cili dëmtoi shpatullën dhe u transportua drejt Spitalit Ushtarak për mjekim. Kinostudioja shënoi me Anjez Gjonpalajn, kurse në pjesën e dytë Hysenllari dyfishoi shifrat. Kovaçi e ndezi ndeshjen për Divjakën, por gjithçka u mbyll 2-1.

skedat

rednitja

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"