Tirana “poker” të rinjve, Sentamu nuk përmbahet as në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 16:21

Tirana “poker” të rinjve, Sentamu nuk përmbahet as në miqësore

Tirana provon veten me të rinjtë. Për të evituar ndeshjen brenda llojit, Ze Maria vendosi që skuadra të përballej me 19- vjeçarët bardheblu. Një test jo vetëm i fituar, por edhe i dominuar prej ekipit të madh. Takimi i luajtur dje, në orën 14:00, në “Skënder Halili”, zgjati gati 100 minuta, pra, nga 50 minuta për çdo pjesë dhe u mbyll me shifrat 4-1.

Tirana

I vetmi që i rezistoi me minutazh të plotë formacionit ishte Asion Daja, ndërsa të tjerët u ndërruan. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-0, ndërsa “siparin” e golave e hapi kapiteni. Ishte minuta e 17-të, kur Erando Karabeci konkludoi me kokë një aksion të gjatë. Rastet ishin intensive, megjithatë vetëm në të 35- ën erdhi goli i dytë.

Një shërbim perfekt i Karabecit shfrytëzohet më së miri prej Sentamusë, i cili, i ndodhur në zonë dhe i vetëm përballë portierit, nuk fal. “Bomberi” i Kategorisë së Parë e tregon veten edhe në këtë miqësore, ndërsa në të 40-ën realizon një tjetër rrjetë, por këtë herë me një gjuajtje në kufijtë e zonës.

Sentamu

Realizoi edhe mbrojtësi Turtulli, megjithatë goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pjesa e dytë, veç zëvendësimeve, nuk pati shumë ritëm. Megjithatë në të 65-ën, Ernest Muçi tregon veten, duke bërë “poker”.

Tiran

Skuadra e Djarmatit nuk e le me kaq dhe, pas përpjekjeve të vazhdueshme, shënon golin e nderit me atë të Alban Dervishit, me një gjuajtje të kalibruar nga distanca Trajneri – Matko Djarmati është trajneri i ri i skuadrës U-19 të Tiranës, duke zëvendësuar Sokol Bulkun. Ish-futbollisti i Dinamos, Skënderbeut dhe Kastriotit ka debutuar dje në krye të stolit të të rinjve bardheblu, teksa ka sfiduar ekipin e parë të Tiranës.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, kroati e ka cilë- suar një detyrë me rëndësi dhe ka premtuar se do të japë më të mirën nga vetja. “Ishte ndeshja e parë dhe disa përgjigje fillestare i mora. Sigurisht që ishte njohja me lojtarët në një test real, pasi vetëm dy seanca stërvitore kisha zhvilluar më parë.

E kam problem stërvitjen gjatë kësaj jave sepse 5 futbollistë të rëndësishëm të formacionit do të luajnë për kombëtaren U-19 dhe do ta kem shumë të vështirë të punoj taktikisht. Nuk mund të kërkoj zbatimin e ideve të mia që këtë javë, pasi nuk e kam ekipin të plotë. Megjithatë, do të punojmë me seriozitet gjatë kësaj jave me pjesën tjetër të ekipit dhe do të përpiqem të njoh sa më shpejt dhe sa më mirë potencialin e tyre.

Të shtunën do të kem ekipin të plotë, por të dielën kam ndeshjen. Nuk e di se sa shpejt do të mund të kapin idetë e mia, por të dielën do të japim maksimumin. Duke filluar nga java tjetër, do të mund të stërvitemi normalisht dhe do të jetë më e thjeshtë, si për mua, ashtu edhe për skuadrën”, tha Djarmati për “Panorama Sport”.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"