Miraka reagon pas pezullimit: Po më hedhin në rrugë, nuk kam bërë vrasje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 23:02

Miraka reagon pas pezullimit: Po më hedhin në rrugë, nuk kam bërë vrasje!

Klubi i Luftëtarit gjobiti dhe pezulloi pa afat portierin Festim Miraka dhe sulmuesin uruguaian Fabricio Nunes pas humbjes në shtëpi ndaj Kamzës. Në minutën e 93-t gardiani i portës gjirokastrite goditi me grusht brenda zonës sulmuesin Stefan Raçiç duke i dhuruar një penallti miqëve. Lojtari Nunes u pezullua dhe gjobit për reagim ndaj zëvendësimit dhe fyerje të trajnerit.

Miraka

Pas këtij momenti i menjëhershëm ka qënë reagimi i portierit Miraka, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar se gjesti i shëmtuar erdhi si pasojë e nervit të momentit. 29-vjecari bëri një paralelizëm me rastin e Etrit Berishës në ndeshjen ndaj Izraelit duke iu kërkuar falje të gjithë dashamirësve dhe shokëve të skuadrës.

 

POSTIMI I FESTIM MIRAKËS

Duke mare shkase nga kjo qe po flasin shum lart e poshte sikur un paskam bere vrasje un e di shum mir qe kam bere gabim te pafalshem por kjo ishte momentale eshte hera e par ne karrier qe me ndodh kjo gje sduhet te ndodhte por tani skthehet me mbrapa.

Un e di sesa e vuaj kte gje ju ka ndodhur shum lojtarve eshte thjesht nerv momenti i ndodhi etrit berishes me Izraelin te gjith njerez jemi gabojme e rendesishme eshte mos te jen me dashje por Festim Miraken po e pushkatojne nga i pari deri te i fundit ne ketë vend jetojmë dhe ne ketë futboll qe për një gabim njerëzor te bëjnë sikur un nuk jam askush por te gjithë

Ata qe e njohin Festim Miraken e din shumë mirë kush jam un kam derdhur gjak per kte luftetar dhe është super mosmirënjohje qe te me hedhin poshtë për një gabim momental qe mund ti ndodhi cdokujt dhe ne fund per gabimin qe bera i kerkoj falje gjith dashamirësve te Luftëtarit shokëve te ekipit ata qe e duan vërtet ketë ekip dhe jo atyre qe per nje gabim njerëzor te hedhin poshtë gjithsesi ska problem Shumë faleminderit sepse vet jeta eshte keshtu te mirat harrohen shumë shpejt kurse me nje te keqe te hedhin direkt ne rruge …

Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"