3 vite më parë e akuzonin për dronin, tashmë Olsi Rama merr ftesë në Beograd për të ndjekur derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 16:51

3 vite më parë e akuzonin për dronin, tashmë Olsi Rama merr ftesë në Beograd për të ndjekur derbin

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, kthehet pas 38 muaj në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Nëse para tri vitesh ishte për të parë Serbi-Shqipëri, sot do të jetë prezent për të parë derbin e Beogradit, Partizan-Cervena Zvezda.

droni

Një ironi fati kjo e drejtorit të kuq, pasi nga i akuzuar për ngritjen e dronit në ndeshjen e 14 tetorit 2014, që solli ndërprerjen e sfidës dhe shpërthimin e trazirave, sot shkon me ftesë nga presidenti i Partizanit të Beogradit për të parë derbin e kryeqytetit serb.

olsi rama

Gjithsesi, Olsi Rama ka qenë i akuzuar nga mediat serbe, kryesisht nga krahu radikal, që hodhën si hipotezë se ka qenë vëllai i kryeministrit të Shqipërisë orkestruesi i ngritjes së dronit të famshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"