“Air Albania” pret një tjetër supersfidë, do të luhet ditën e sotme finalja e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 14:53

“Air Albania” pret një tjetër supersfidë, do të luhet ditën e sotme finalja e…

Luhet sot finalja e Kupës së Shqipërisë U-19 midis Tiranës dhe Shënkollit. Sfida do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ora 17:00.air-albania-stadium

Federata ka vendosur që sfida të luhet në stadiumin e ri, për t’i dhënë rëndësi këtij trofeu. Ndeshja vjen dy ditë pas derbit mes Tiranës dhe Partizanit e pa dyshim që prej bardhebluve do të ketë shumë tifozë të pranishëm në stadium.

Kujtojmë që bardheblutë disa ditë më parë ia dolën të fitonin edhe Kupën e Shqipërisë për 17-vjeçarë duke mundur në derbi Partizanin e kësaj moshe. Tirana ka 100- vjetorin në gusht dhe po shpreson të fitojë çdo trofe të mundshëm këtë sezon futbollistik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"