12 ditë për të qenë gati për Ligën e Kampioneve, ja sa do t’i kushtojnë Tiranës testet e COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 12:38

12 ditë për të qenë gati për Ligën e Kampioneve, ja sa do t’i kushtojnë Tiranës testet e COVID-19

Tirana vlon. Skuadra bardheblu brenda 12 ditësh duhet të mbyllë kontratat me lojtarët e rinj, të mbyllë marrëveshjet me lojtarët e sezonit të shkuar. Të shesë ndonjë prej atyre që kërkohen në merkato. Të njohë kundërshtarin dhe të kapë çdo cep të Europës për të luajtur në Champions. Pa harruar të bëjë tamponët për “COVID-19” apo të marrë të tjera masa shtesë.
foto tirana para finales
Federimet – Skuadra bardheblu duhet të paraqesë bazën e ekipit në UEFA në datë 12 gusht. Bëhet fjalë për listën e lojtarëve që do të federohen nga Tirana për në Europë, ndërkohë që 2 ditë përpara duhet të zyrtarizojë të gjithë lojtarët të cilët do të jenë të gatshëm për Champions League. Nga ana tjetër, duhen mbyllur të gjitha kontratat dhe do të shihet se cili prej lojtarëve do të mbesë jashtë listës apo do të afrohet rishtazi.
shorti
Shorti – Me interes shihet se cili do të jetë kundërshtari i Tiranës në Champions. Bardheblutë do të luajnë jo në Shqipëri, por me shumë mundësi jashtë vendit, ndërsa drejtuesit shpresojnë që skuadra të mos ketë një udhëtim të gjatë. Udhëtimi – Pritet që Tirana të udhëtojë me çarter drejt destinacionit ku do të luhet ndeshja, ndërsa me autobus nëse luhet afër Shqipërisë. Duke qenë në Pogradec, Tirana po sheh mundësinë e udhëtimit me çarter nga Maqedonia, më saktë nga Aeroporti i Ohrit, por mund të udhëtojë edhe nga “Nënë Tereza”.
tIRANA TAMPONET
Testet – Tirana dy ditë para ndeshjes dhe udhëtimit jashtë Shqipërisë duhet të jetë gati për testet anti-COVID. Pra të kryejë sërish tamponë. Për të luajtur në Europë, duhet që skuadra të jetë negative, sepse lojtarë të caktuar mbeten jashtë udhëtimit. Ekipi duhet të paguajë 4000 lekë të rinj për teste seriologjike, dhe me shumë mundësi, dy apo trefishin e kësaj shume për një tampon, analiza këto që bëhen te privati. Me një llogari të thjeshtë, vetëm testimi bardhebluve do t’u kushtojë mes 1600-4000 eurove, pa llogaritur kostot e tjera shëndetësore apo operative që i duhen skuadrës gjatë ndeshjeve të Europës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"