11 gola në 2 ndeshje, Drita dhe Trepça dhurojnë spektakël. Shikoni rezultatet dhe renditjen në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 20:50

11 gola në 2 ndeshje, Drita dhe Trepça dhurojnë spektakël. Shikoni rezultatet dhe renditjen në kampionatin kosovar

Janë mbyllur 2 ndeshjet e Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 28-të në këtë kampionat.Llapi-Drita-Ardian-Cuculi-Mentor-Zhdrella-696x463

Drita ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-0 Llapin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të. Më këtë fitore Drita hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion, teksa kryeson me 61 pikë, 4 më shumë se Prishtinë e vendit të dytë.

Trepça 89 gjithashtu ka marrë një fitore të lehtë, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 Ferizajn në trasnfertë. Me këtë fitore Trepça shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 9-të, 1 më pak se Drenicës e vendit të 8-të.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"