Daja: Në Shkodër kemi vështirësi, formacioni i Skënderbeut i kushtëzuar nga dëmtimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 17:31

Daja: Në Shkodër kemi vështirësi, formacioni i Skënderbeut i kushtëzuar nga dëmtimet

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është i shqetësuar për transfertën e nesërme ndaj Vllaznisë, nga dëmtimet në formacionin bardhekuq.

daja

Daja, në prononcimin para takimit të nesërm, shprehet se do mundohet të ruajë atë formacion që doli fitimtar nga ndeshja me Teutën një javë më parë, do jetë edhe i kushtëzuar, sepse transferta shkodrane ka vështirësinë e vet.

“Do mundohemi të ruajmë atë formacion, por sigurisht që formacionet ndryshojnë në drejtimin taktik, edhe në bazë të lojës. Këtë ndeshje e kemi në transfertë, por edhe në bazë të kundërshtarit. Ne jemi të kushtëzuar, sepse kemi pasur edhe dëmtime. Nuk mund të jemi në 100% në atë formacion që ishim me Durrësin” – deklaroi Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"