“Sponsorizimi i artistëve të mëdhenj nga biznesi vendas, një histori suksesi që duhet ndjekur”

Apr 15, 2023 | 10:32
SHPËRNDAJE

Artisti i Mozaikut Modern dhe mbajtësi i 11 Rekordeve Guinness, Saimir Strati hap në Tiranë ekspozitën e tij më të re, të titulluar “PATRIOT”, mbështetur nga rrjeti i markatave të veglave të punës gjermane BAUMARKET!

BAUMARKET, lideri gjerman i veglave të punës ka qenë ndër vite mbështetësi kryesor i artistit Saimir Strati me vegla pune dhe aksesorë, për realizimin e disa prej projekteve të tij prestigjoze të cilat kanë arritur të marrin shumë çmime ndërkombëtare, si dhe rekorde Guinness.

Saimir Strati-Baumarket.

Kësaj rradhe Saimir Strati do të promovojë një ekspozitë personale të titulluar “Patriot”.
Me krijimtarinë e tij të veçantë, Artisti ka arritur të realizojë shumë vepra arti, prej të cilave 11 janë çertifikuar nga Guinness World Records.

I dekoruar “Nder I Kombit” nga Presidenti i Republikës, dhe vlerësuar nga shumë organizata kulturore dhe institucione të rëndësishme artistike botërore, Saimir Strati është anëtar i Shoqatës Britanike të Mozaikut Modern dhe është një nga 4 artistët që udhëheqin mozaikun modern sot në botë. Edhe në këtë projekt, artisti Saimir Strati do të sposorizohet nga BAUMARKET, rrjeti i markatave të veglave të punës gjermane, me tashmë 60 filiale në të gjithë Shqipërinë.

Saimir Strati-Baumarket1.

Çfarëdo që jeni duke kërkuar për projektin tuaj të radhës, punën dhe shtëpinë, në markatat BAUMARKET do të gjeni mbi 10.000 produkte cilësore. Ekipi BAUMARKET sjell për ju vazhdimisht ide, trende dhe inovacion në shumëllojshmërinë e produkteve që ofron, duke garantuar markat më të mira dhe shërbimin më të mirë.

Saimir Strati-Baumarket12.

 

“Miq, mbështetës, dashamirës të artit, ju ftoj për të marrë pjesë në ekspozitën time personale tek @kalaja_e_tiranes nga data 15-23 Prill e titulluar “PATRIOT”!    Ndihem i emocionuar për të zbuluar ekspozitën time më të fundit, kulmin e viteve të punës së palodhur dhe pasionit. Falenderoj pa masë @kalaja_e_tiranes për mundësinë si dhe sponsorat për mbështetjen e madhe. @baumarket.albania !  Ju mirëpres!”- shkruan Saimir Strati në një postim në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura