Spanja nuk gjen qetësi/ Vendi shënon rritje të “frikshme” të rasteve të reja me koronavirus

Jul 31, 2020 | 19:20
SHPËRNDAJE

Spanja ka regjistruar për sot shifrën më të lartë të rasteve të reja në 24 orë, që kur vendi hoqi bllokimin.

Vendi shënoi 1229 raste të reja, dita  e dytë radhazi me një numër të lartë infeksionesh.

Capture

Spanja filloi lehtësimin e bllokimit në fillim të muajit maj, por numri i infeksioneve të reja ka filluar të rritet me shpejtësi në javët e fundit.

Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar kryesisht në rajonet verilindore të Katalonjës dhe Aragonit, megjithatë të sëmurë ka pasur edhe në brigjet jugore të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura